Berisha paralajmëron Ramën: Ky është buxheti i fundit që do u vjedhësh shqiptarëve
Lajmifundit
/
21 Mars 2024, 20:24
Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha në përmbyllje të takimit të sotëm me demokratët ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se ky është buxheti i fundit që u vjedh shqiptarëve.
Lideri i demokratëve i është drejtuar Ramës duke i thënë se po vjen dita që të japë llogari për çdo qindarkë që u ka vjedhur shqiptarëve dhe se do të marrë ndëshkimin që meriton.
“Paralajmëroj që ky është buxheti i fundit që mund tu vjedhësh shqiptarëve. Po vjen dita që do të japësh llogari për çdo qindrakë që u ke vjedhur shqiptarëve. Do marrësh ndëshkimin që meriton”, tha Berisha.


