Në Tiranë mungonin, Rama përdore me Zahon në fushatën në Vlorë, e pranishme dhe Linda

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë për të mbyllur fushatën elektorale. Kryesocialisti u është bashkuar mbështetësve, ndërsa sot me të është edhe djali i vogël, Zaho.
Gjithashtu kryeministri shoqërohet edhe nga bashkëshortja, Linda.
Rama zgjodhi Durrësin dhe Vlorën për të bërë mbylljen e fushatës së PS, ndërkohë që kandidon në këto dy qarqe.
Nga Tirana dje, Rama tha se Zaho kishte kërkuar që të ishte pjesë e aktivitetit, por se nuk ishte lejuar nga e ëma Linda, e cila i kishte thënë se nuk mund të shkonte pasi nuk mund të votonte.

“Me lejen tuaj dua të përshëndes Zahon nga këtu sepse donte të vinte por linda i tha se nuk mund të shkosh atje sepse nuk voton. Zaho i tha kur do të votoj unë kur te rritesh, por kur unë do të rritem do më votosh mua?
Unë nuk i thash Zahos se kur të arrish këtu te unë duhet të bësh shumë patronazhistë. Gjithë gratë dhe burrat dhe të gjithë ato që megjithëse kanë dalë në pesnion nuk heqin dorë nga kjo punë fisnike brenda familjes sonë”, ka thënë Rama.


