Në SPAK për 21 janarin, deputeti Xhemal Qefalia ironi me Alibeajn: Më pyetën a është Enkelejdi ky që...
Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia ka treguar në Kuvendin e Shqipërisë arsyen se pse u thirr sot në Prokurorinë e Posaçme.
Në një replikë ndaj demokratit, Enkelejd Alibeaj në seancën plenare në Kuvend, Qefaliaj tha se në SPAK u thirr për të dëshmuar për 21 Janarin.
Qefalia iu drejtua Alibeajt, duke i thënë se në SPAK i kanë treguar një foto, duke e pyetur ‘A është Enkelejdi ky që ka automatik, që po u gjuan protestuesve?’.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Jo jo i thash se Enkelejdi ka qenë këshilltar, ka qenë brenda. Enkelejd, isha në SPAK dhe dëshmova për 21 Janarin. Po ajo që më habiti, ishte se më thanë për një fotografi, më thanë ‘A është Enkelejdi ky që ka automatik, që po u gjuan protestuesve?’.
Jo jo i thash se Enkelejdi ka qenë këshilltar, ka qenë brenda. Zotëri, se sa herë ndërron ngjyrën ti, herë Lul, herë Berishë, herë 1912, ti mbetesh Enkelejdi, që vjen tani dhe të ka ardhur zëri pasi ikën këta për të folur. Ne do i përgjigjemi SPAK-ut se kemi besuar të drejtësia, një drejtësi që do vendoset për të gjithë. Te ajo fotografia nuk ishe ti, se ishte veshur me një formë tjetër, ishe mbyllur atje brenda të ajo kështjella që vratë dhjetëra demonstrues", tha deputeti socialist.