Përmbytjet në Spanjë , e reja humb jetën së bashku me foshnjën, telefonata e fundit me mikeshën

Bota

Përmbytjet në Spanjë , e reja humb jetën së bashku me

Dramat njerëzore kanë filluar të zbulohen ndërsa ujërat tërhiqen nga përmbytjet në Valencia dhe dihen shifrat e 95 të vdekurve deri më tani nga stuhia DANA.

Një dramë e tillë është ajo e familjes së Antonio Tarajona dhe Lourdes Maria Garcia, të cilët u bllokuan në zonën e Paiporta së bashku me vajzën e tyre tre muajshe, Angelina.

Në një moment Antonio, Lourdes dhe Angelina e vogël u ngjitën në çatinë e makinës së tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ujërat, megjithatë, ishin të shpejta dhe morën Antonion, duke lënë pas Lourdes dhe Angelina.

Sipas një shoqeje të 34-vjeçares, Lourdes e ka telefonuar në orën 20:50 të së mërkurës mbrëma: “Ajo më tha se do të përpiqej të mbahej sa më gjatë dhe më kërkoi të kujdesesha për dy fëmijët e saj të tjerë.”

Shoqja e Lourdes shkoi në këmbë në shtëpinë e 34-vjeçares, në një distancë prej gjashtë kilometrash, për të marrë vajzën e saj 10-vjeçare dhe djalin 13-vjeçar. Pak orë më vonë erdhi lajmi i pakëndshëm. Siç njoftoi një mik i Lourdes, si gruaja 34-vjeçare dhe foshnja e saj u gjetën të vdekur.

Antonio, i cili u gjet dhe u shpëtua, u dërgua me një gju të lënduar në një qendër sportive në Valencia që përdoret si qendër pritjeje për të prekurit.

Sipas mikut të familjes, Antonio përshkroi se si kur u rrëmbye nga ujërat, arriti të kapej mbi një copë hekuri dhe si pasojë e gjetën shpëtimtarët.

Me origjinë nga Venezuela, Lourdes kishte jetuar në Valencia për 5 vitet e fundit. 

 

ME TE LEXUARAT