Albulena Haxhiu mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës

Kosovë&Rajon

Albulena Haxhiu mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka caktuar Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Haxhiu bëri të ditur se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën dhe pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kam caktuar z. Albin Kurti mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo i ka uruar Kurtit sukses në ushtrimin e përgjegjësive dhe ka shprehur shpresën që Qeveria të formohet sa më shpejt.

Pas këtij vendimi, Kurti pritet të nisë procedurat për paraqitjen e përbërjes së Qeverisë para Kuvendit të Kosovës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion