"Në listën e kandidatëve futi njerëz të Sorosit"/ Aleati zbulon prapaskenat nga koalicioni "Shqipëria Madhështore"

Një tjetër aleat i koalicionit PD Aleanca Shqipëria Madhështore tregoi se gjithçka vendoset nga Sali Berisha.
Kryetari i Partisë ‘Ora e Shqipërisë’, Zef Shtjefni zbuloi prapaskenat e negociatave, çfarë ju premtua nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka dhe më pas e kuptuan se gjithçka ishte gënjeshtër.
“Unë bëra takim me Flamur Nokën. Ramë dakord që kryetarët e partive të jenë në listë të hapur në qarkun e Tiranës. Unë i thashë dua të jem në listë të hapur që partia të ketë vota të matshme nesër.
Erdhi momenti, por nuk na thirrën dhe caktuan disa persona që kishin vendosur ata.
Nuk më shkel dot me këmbë. Kam krijuar partia Ora e Shqipërisë’ kur PD ishte në pushtet. Unë nuk duroj dot hajdutët” tha aianë Report.


