BE mbështet ndihmën ushtarake për Ukrainën

Bota

BE mbështet ndihmën ushtarake për Ukrainën

Shumica dërrmuese e krerëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian votuan “pro” vazhdimit të mbështetjes ushtarake për Ukraninën, në samitin e kësaj të Enjteje në Bruksel.

Kundër ishte vetëm kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili shquhet si ndër të paktët miq të Vladimir Putinit mes aleatëve perëndimorë. Vota e tij kundër pengoi që ky të ishte një qëndrim i përbashkët i Unionit.

Mbështetja gati unanime e njohur ndryshe si “paqe përmes forcës” është një mesazh kundër Vladimir Putin, i cili ndërprerjen e ndihmës ushtarake perëndimore për Kievin po përpiqet ta vendosë si kusht në negociatat me Shtetet e Bashkuara për paqen në Ukrainë.

Samitit iu bashkua virtualisht edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Nga Oslo ku ai ndodhej këtë të Enjte për vizitë zyrtare, Zelensky e quajti përjashtimin e mundësisë së anëtarësimit të Ukrainës në NATO si një dhuratë të madhe që i bëhet Vladimir Putinit.

Zelensky tha se edhe heqja dorë nga territoret që kanë pushtuar rusët është e papranueshme, ndërsa për centralet energjetike brenda Ukrainës tha se ato do të vazhdojnë të jenë nën kontrollin e autoriteteve të vendit të tij.

Përjashtimin e mundësisë së anëtarësimit të Ukrainës në NATO, pranimi i realitetit të ri në terren dhe marrja nën kontroll e centraleve nga Shtetet e Bashkuara kanë qenë disa prej lëshimeve që Trump i ka kërkuar Zelenskyt për hir të paqes në Ukrainë.

Presidenti ukrainas tha se të Hënën, delegacioni ukrainas do të takohet në Arabinë Saudite me palën amerikane për të diskutuar kushtet e armëpushimit për të cilat Donald Trump ra dakord këtë javë me Valdimir Putinin në një bisedë telefonike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion