Kallas kërkon armëpushim për nisjen e negociatave, BE kundërshton kushtet e Rusisë: Janë absurde

Bota

Kallas kërkon armëpushim për nisjen e negociatave, BE
Lufta në Ukrainë vijon mes sulmeve të reja ushtarake dhe përpjekjeve diplomatike që ende nuk kanë prodhuar rezultate konkrete. Autoritetet ruse akuzuan Ukrainën për një sulm ndaj urës së Krimesë, duke njoftuar pezullimin e përkohshëm të qarkullimit.

Në BE ndërkohë, problemin e shohin te pala ruse. Shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kallas, deklaroi se për nisjen e bisedimeve të paqes, nevojitet një armëpushim, në mënyrë që të mund të fillojmë realisht negociatat për çdo çështje tjetër. “Por aktualisht nuk po e shohim një gjë të tillë”, u shpreh kryediplomatja e bllokut europian.

“Nuk besoj se kërkesat ruse janë serioze. Ato që kanë paraqitur janë absurde. Nëse këto kërkesa janë thjesht një pretekst për të vazhduar luftën dhe për të shkaktuar sa më shumë shkatërrim, atëherë duhet të tregojmë vendosmëri dhe të këmbëngulim për një pushimzjarri”, ka thënë Kallas.

Ajo nënvizoi se Rusia po intensifikon armiqësitë dhe po godet infrastrukturën, përfshirë trenat, urat dhe objektet energjetike, me qëllim që t’u shkaktojë sa më shumë vuajtje civilëve dhe t’i detyrojë ukrainasit të dorëzohen përpara dimrit të ashpër.

Ajo kërkoi ndalimin e vrasjeve të ukrainasve dhe të sulmeve ndaj infrastrukturës civile, duke theksuar se vetëm pas përfundimit të këtyre sulmeve mund të ulen palët në tryezën e bisedimeve për të negociuar një marrëveshje paqeje.

Paralelisht, Ukraina dhe Bashkimi Europian po përgatisin një paketë emergjente ndihme për përballimin e dimrit, ndërsa sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe përdorimi i dronëve vijojnë të rëndojnë situatën në të dyja vendet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion