Mungesa e komisionerëve në Elbasan, LSI: Janë në qendrat e votimit, presin KZAZ ti emërojë

Politikë

Mungesa e komisionerëve në Elbasan, LSI: Janë në qendrat e

LSI  ka reaguar pas lajmit se komisionerët e kësaj partie nuk janë paraqitur në qendrat e votimit në Elbasan. Partia u shpreh se në 13 qendrat e votimit në 4 KZAZ-të e Elbasanit, komisonerët e tyre janë paraqitur, por po presin t’iu çojë KZAZ emërimin.

“Duke marrë shkas nga disa lajme për komisionerët e LSI në Elbasan, sqarojmë se janë në total 13 qendra votimi në të 4 KZAZ-të e Elbasanit. Komisionerët e LSI janë në qendrat votimit por po presin t’iu çojë KZAZ emërimin sepse ende nuk iu kanë dërguar vendimin siç kanë bërë për PS dhe PD”, thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT