Me maskë, voton edhe Gramoz Ruçi: Sot ne politikanët duhet të heshtim
Lajmifundit
/
25 Prill 2021, 08:10
Politikë

Paraqitet në qendrën e votimit edhe kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi. Ky i fundit, ndryshe nga të tjerët, u paraqit me maskë, pa asnjë fjalë. Ai sigurisht u ndalua nga gazetarët, ku bëri një apel.
“Sot është dita e qytetarëve. Sot do fitojë qytetaria shqiptare, ne politikanët duhet të heshtim, të ndjekim procesin dhe ti nënshtrohemi vendimit që Shqipëria vendos. Këshilloj që nga nesër fituesit ta administrojnë fitoren pa efuri”, tha ai për mediat, pasi votoi.


