Braçe akuzon PD-në: Kanë terrorizuar kryetaren e PS në fshatin Shën e Premte

Politikë

Braçe akuzon PD-në: Kanë terrorizuar kryetaren e PS në

Mëngjesin e sotëm, zëvëndës kryeministri i vendit, Erion Braçe ka akuzuar Partinë Demokratike se ka terrorizuar kryetaren e PS në fshatin Shën e Premte. Ndërkohë, ai në fjalën e tij për mediat u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë, e të mos i japin mundësi kriminelëve të kthehen në Parlament.

 “Një tufë kriminelesh si Enkeleid Alibeaj dhe Saimir Koreshit kanë terrorizuar të gjithë zonën, kanë terrorizuar familjen e një gruaje që është kryetare e fshatit Shen e Premte. Do të shkoj atje, do të bëj kallëzim penal. E kanë kërcënuar se është drejtuese e PS aty. Shqiptarët të votojnë, mos t’i japin mundësi kriminelëve të kthehen në Parlament”, u shpreh Braçe.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion