"Mos penalizoni punën"/ PS i kërkon KQZ të nisë numërimin e votave nga Greqia!

Politikë

"Mos penalizoni punën"/ PS i kërkon KQZ të nisë

Partia Socialiste i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të ndërmarrë menjëherë hapat për nisjen e numërimit të votave të mbërritura me postë nga qytetarët shqiptarë në Greqi. Kjo kërkesë vjen pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili rrëzoi pezullimin e mëparshëm të procesit të numërimit.

Sipas KAS, akti i ndërmarrë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve nuk ka fuqi ligjore, pasi ndryshimet në rregullat për votimin nga jashtë mund të bëhen vetëm nga Rregullatori i KQZ-së, me shumicë të cilësuar.

Ky organ kishte miratuar më herët të gjitha procedurat për administrimin e votave nga jashtë vendit, përmes vendimeve nr. 22, datë 20.03.2025 dhe nr. 33, datë 08.05.2025.

Ndërkohë, Partia Demokratike i është drejtuar Komisionerit Ilirjan Celibashi, duke kërkuar që ai të sigurojë transparencë nga kompania postare DHL, në lidhje me mënyrën e shpërndarjes dhe mbledhjes së zarfeve me vota në Greqi. PD kërkon që të bëhet publike baza ligjore mbi të cilën kjo kompani ka vepruar gjatë procesit të administrimit të votave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion