Moderatorët e ngacmojnë për Ilirin, Kryemadhi "zbulon" kush e mori floririn në 1997: Pyesni…

Politikë

Moderatorët e ngacmojnë për Ilirin, Kryemadhi "zbulon"

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Fiks Fare”, ku mes humorit dhe sarkazmës foli edhe për çështjen e floririt, pasi u ngacmua nga moderatorët e emisionit.

Moderatorët e ngacmojnë për Ilirin, Kryemadhi "zbulon"

Kryemadhi tha se duhet të pyesim Gardën e Republikës sepse sipas saj ata e morën dhe e dërguan gjëkundi në 1997. Lidhur me mandatet, ajo tha se në 25 prill do të marrë 40.

Pyetje: Ju kë doni, drejtësinë e re apo atë të vjetrën?

Kryemadhi: Unë nuk dua as drejtësinë e re as të vjetrën.

Pyetje: Po Basha kë do?

Kryemadhi: Pyete vetë.

Moderatori: Basha për ty ka thënë, kur e dëgjoj unë o zot si më vjen… (vendoset në sfond zëri i Bashës kur thoshtë në 2017 që “LSI është një organizatë kriminale)

Kryemadhi: E ka pas për Lefterin dhe Nasipin.

Pyetje: Iliri e ka zemrën flori, ti je vajzë flori, të ka dhënë ndonjë flori Ilir Meta?

Gazetari: Po lëre ç’e pyet ku ka lidhje Meta me floririn.

Kryemadhi: Duhet të pyesni Gardën e Repulkikës në 1997 se si e morën floririn.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion