“Mini-shengeni Ballkanik”/ Varhelyi: BE mbështet planin, gati të ofrojmë 30 mld euro për Rajonin

Politikë

“Mini-shengeni Ballkanik”/ Varhelyi: BE mbështet planin, gati

Komisoneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, në kuadër të Samitit të Ballkanit, foli
edhe për atë që quhet “Mini-shengeni Ballkanik”.

Varhelyi tha se Bashkimi Evropian mbështet këtë plan të përbashkët të Ballkanit Perëndimor dhe është e gatshme të dhurojë fonde, të cilat do të përkthehen në investime për këtë rajon.

Ai tha ndër të tjera, se përmbushja e këtij plani, do të sjellë të tjera të mira Ballkanit, ku përfshihet, kalimi i kufijve vetëm me karta ID, njohja e diplomave universitare dhe formimi i një tregu të përbashkët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Faleminderit! Faleminderit që më keni ftuar në Tiranë. Jam i kënaqur që ky do të jetë fillimi i fundit i krizës së pandemisë dhe do fillojmë t’i themi mënyrave të mëparshme të punës dhe të kryejmë takime të tilla kaq të rëndësishme, në formë fizike dhe të shtyjmë përpara agjendën tonë të përbashkët të Ballkanit Perëndimor. Kjo agjendë nuk krijohet vetëm nga KE por edhe nga vetë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Shohim angazhim të qartë të këtyre udhëheqjeve, për të krijuar tregun të përbashkët rajonal, e sot, kemi pasur mundësi për të parë përparimet që kemi bërë. Nuk kemi arritur aty ku duhet, por do të arrimë deri në korrik, kur kemi samitin e ardhshëm.

Shohim rezultatet që po ndryshojnë jetën e qytetarëve, për marrëveshjen pa tarifa, në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Kjo është arritje tepër e madhe, sepse do të ketë gjëra të mëdha, sepse njerëzit do të lëvizin me karta ID, njohja e diplomave. Ne jemi të gatshëm të rikonfirmojmë angazhimin tonë, që kemi vënë në tryezë me planin e investimeve. Pra pothuajse rreth 30 mld euro do të vijnë në Rajon.


Nuk ka kuptim për të punuar më shumë për këto hekurudha nëse trenat do të hasin vështirësi. Kështu që ky plan ekonomik dhe investimesh do të japë rezultatet e tjra, nëse ky rajon, punon për tregun rajonal. Lajmi që unë solla është se kemi një marrëveshje në BE, për financimin e këtij plani. Kemi arritur këtë marrëveshje me KE, për programin. Kjo do të jetë mekanizëm që do të financohet ky plan, jemi të gatshëm edhe për fondet për të bërë këtë plan dhe ne duam që ky plan të vendoset sa është e mundur në veprim”, tha komisioneri.

ME TE LEXUARAT