Momente tensioni në rrugën e Lumit të Vlorës, automjeti përmbyset pranë fshatit Kotë

Aktualitet

Momente tensioni në rrugën e Lumit të Vlorës, automjeti
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin e Lumit të Vlorës, pranë fshatit Kotë, në bashkinë Selenicë. 

Nga të dhënat paraprake mësohet se automjeti po lëvizte në drejtim të Selenicës, kur drejtuesi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi timonin, duke bërë që makina të dalë nga rruga dhe të përmbyset në anë të saj.

Dyshimet e para janë se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e lartë.
Si pasojë, drejtuesi i automjetit ka mbetur i lënduar lehtë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion