Kardinali u përfshi në skandalin e abuzimeve, Papa nuk e pranon dorëheqjen e tij: Katastrofë globale

Bota

Kardinali u përfshi në skandalin e abuzimeve, Papa nuk e pranon

Papa Françesku ka refuzuar dorëheqjen e kardinalit gjerman, Reinhard Marx. Mediat shkruajnë se Papa e dha vendimin ditën e sotme, i cili tha se  duhet të marrë përgjegjësi për krizën e abuzimeve seksuale dhe duke i cilësuar këto raste si katastrofë globale.

Kujtojmë se kardinali akuzohet për abuzim seksual ndaj fëmijëve dhe për këtë skandal, ai dha dorëhqjen që nuk iu pranua. “Unë pajtohem me ty që kjo është një katastrofë: historia pikëlluese e abuzimit seksual dhe mënyra se si Kisha i është qasur asaj së fundi”, thuhet në letrën e Papa Françeskut.

Vetë Marx nuk është i dyshuar për përfshirje në ndonjë rast të abuzimeve seksuale apo në përpjekjet për fshehjen e tyre. Kisha është duke zhvilluar hetime rreth pretendimeve për abuzime në Kishën e Këlnit, pasi një raport i muajit mars gjeti qindra viktima atje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion