Meta nxjerr letrat: Bosët e inceneratorëve po kërcënojnë njerëzit e LSI në Durrës

Politikë

Meta nxjerr letrat: Bosët e inceneratorëve po

Presidenti Ilir Meta ka pohuar ne studion e Opinion se njerezit e LSI po kercenohen me arme ne Durres nga njerez te lidhur me parate e inceeneratoreve.

"Unë e di që te inceneratorët shqetësohen të gjithë, dhe ta dëgjojnë te gjithë qytetarët e Durrësit dhe të gjithë ‘dashnorët e drejtësisë’ se mafia e inceneratoreve, anetaret e se ciles jane sot kandidate te Rilindjes ne Durres, po kercenojne djemte dhe vajzat e Durresit. Ne krye qendron ish ministri i LSI qe sot kandidon per Rilindjen. Keta mafioze po bejne fushate ne Durres me parate e inceneratoreve.

Doni ta dini pse vajta në Durrës para disa muajsh, sepse shtabi i inceneratorëve kërcënonte vajzat dhe djemtë e Durrësit të Lëvizjes Socialiste për Integrim", tha Meta.

Meta nxjerr letrat: Bosët e inceneratorëve po

Sipas tij, Rama eshte nje i cmendur psiqik qe e di e gjithe Shqiperia. Kartela e tij mjekesore eshte publike. 
"E ftoj te bejme te dy nje kontroll mjekesor per shendetin mendor dhe perdorimin e droges", tha Meta.

Emrat e denoncuara nga Presidenti Meta si anetare te mafies se inceneratoreve qe bejne presione ne Durres:

Lefter Koka
Arben Seferi
Arbër Shtylla
Juri Meraj
Skerdi Bello
Arbër Koka

ME TE LEXUARAT