Publikohet video që “shpëtoi” shqiptarin e arrestuar për vrasje në Greqi

Aktualitet

Publikohet video që “shpëtoi” shqiptarin e arrestuar

Një shqiptar në Greqi është lënë i lirë, pasi akuzohej si autor i një vrasje të ndodhur 4 vite më parë.

Një video e siguruar së fundmi nga prokuroria ka zbuluar se e vërteta ishte krejtësisht ndryshe dhe autori i vrasjes është një tjetër person.

Kjo ngjarje ka “pushtuar” mediat greke në një kohë kur pak ditë më parë mbeti i vrarë një gazetar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LajmiFundit.al (@lajmifundit.al)

Newsit ka publikuar videon e vrasjes së ndodhur në tetor të vitit 2017. Kamerat e lokalit të natës tregojnë se autori i vrasjes dhe bashkëpunëtori i tij largohen me vrap rreth orës 04:30 të mëngjesit.

Ndërkohë, shqiptari, i quajtur nga mediat greke si “Takis” duket teksa shkon në lokal në orën 01:30 të mëngjesit i veshur me një xhaketë dhe me një krah të futur në allçi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion