"Më 25 prill, zgjedhjet do të jenë historike", Meta: Patronazhistët tregues të partisë-shtet

Politikë

"Më 25 prill, zgjedhjet do të jenë historike", Meta:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se në zgjedhjet e 25 prillit, shqiptarët do të zgjedhin ndryshimin.

Duke komentuar publikimin në media të të dhënave personale, kreu i shtetit tha se tatronazhistët janë tregues i Partisë Shtet.

“Patronazhistët nuk janë një tregues pozitiv për një shoqëri europiane dhe të lirë. Ky është tregues  i partisë-shtet. Është e papranueshme. Shqiptarët duan ndryshimin dhe do votojnë ndryshimin më 25 prill.

Shqiptarët nuk votojnë kriminelët, ato i urrejnë ata. Do jenë zgjedhje historike. Duhet të apelojmë te qytetarët shqiptarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme, por është një mundësi jo për 4 vjet, por për 100 vitet e ardhshme”, tha Meta për televizionin lokal “6 +1” në Vlorë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion