Denoncimi i Sali Berishës, si është e vërteta e skadencës së vaksinave kineze

Drejtoresha e programit të vaksinimit, Erida Nelaj u shpreh sonte në Radarin Informativ në ABC se nesër pritet që të vijnë në Shqipëri një tjetër sasi vaksinash AstraZeneca.
Drejtoresha e programit të vaksinimit sqaroi edhe denoncimin e ish-kryeministrit Sali Berisha mbi datën e skadencës së vaksinave kineze.
“Ne jemi mësuar të shikojmë në flakon datën e skadencës dhe kjo krijoi një problem në momentin e parë, pasi në vaksinën coronavax, nga sinovac e paketuar në Turqi, ata me ligjin e tyre nuk vendosin datën e skadencës, por datën finale të prodhimit, ajo është data finale kur është paketuar në flakon, por ne kemi të gjitha certifikatat e analizave, të gjithë informacionin, se është data e prodhimit.
Data e skadencës në dosjen që ne kemi nga vetë sinovac është 19 shkurt 2022, për 100 mijë dozat” tha ajo.


