Mbyllet numërimi për votën preferenciale në Fier, Zegjine Çaushi ruan mandatin e deputetes!

Politikë

Mbyllet numërimi për votën preferenciale në Fier, Zegjine

Procesi i numërimit të votës preferenciale në Fier u mbyll këtë pasdite, duke përmbyllur kështu numërimin për të gjithë qarkun e Fierit. Nga Partia Socialiste, shkojnë në Kuvendin e katër viteve të ardhshme 12 deputetë. Përveç pesë deputetëve nga lista e mbyllur, janë 7 të tjerë nga lista e hapur që arritën të fitojnë mandatin.

Edhe Zegjine Çeushi, që u bë e njohur për replikat e saj me Gazment bardhin, arriti të ruante mandatit, duke fituar kështu për herë të parë statusin e ligjvënëses.

Kandidatët e PS nga lista e hapur që fituan mandat:

Ceno Klosi – 16638

Klevis Jahaj – 12696

Asfloral Haxhiu – 11622

Antoneta Dhima – 6860

Elton Korreshi – 5966

Ramion Kurti – 3622

Zegjine çaushi – 4074

Ndërkohë, nga pesë kandidatë që ishin në listën e mbyllur të Partisë Demokratike – Koalicioni për Shqipërinë Madhështore, vetëm katër prej tyre fituan mandatin pas 42693 votave të grumbulluara: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu dhe Saimir Korreshi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion