Aksident në aksin Fier- Patos/ Automjeti përplaset me autobusin, plagoset drejtuesi i mjetit!
Lajmifundit
/
19 Maj 2025, 16:06
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Portëzës”. Sipas burimeve bëhet me dije se automjeti tip “Ford” është përplasur me autobusin e linjës Roskovec- Fier.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar vetëm drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur Policia dhe grupi hetimor, për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ne fjalë.


