Mbyllet numërimi në Vlorë/ PS fiton 9 mandate, ja sa vota morën kandidatët e opozitës!

Ka përfunduar numërimi i votave të Diasporës për qytetin bregdetar të Vlorës. Nga rezultatet, Partia Socialiste ka konfirmuar mandatin e nëntë në këtë qark, një rekord i vendosur nga zgjedhjet e 11 majit.
Ndërkohë Partia Demokratike ka mbetur me tre mandate.
Nga lista e socialistëve, do të përfaqësojnë Vlorën në Parlament Bledi Çuçi, Zamira Sinaj, Erjona Ismaili, Pirro Vengu ndërsa nga lista e hapur siguruan vendet Damian Gjiknuri- kandidati më i votuar, Vullnet Sinaj, Ardit Bido, Brunilda Mersini dhe i nënti në listë Vasil Llajo.
Ndërkohë nga kahu demokrat, tre përfaqësuesit në parlament do të jenë Bujar Leskaj, Vangjel Dule dhe Ina Zhupa.


