Mbyllet numërimi në Vlorë, Gjiknuri: PS nuk u ndal

Politikë

Mbyllet numërimi në Vlorë, Gjiknuri: PS nuk u ndal

Procesi i numërimit për forcat politike u mbyll edhe në Qarkun e Vlorës, ku PS siguroi 8 mandate, ndërsa Partia Demokratike 4 mandate.

Më anë të një statusi në rrjetet sociale, Damian Gjiknuri, shprehet i kënaqur me rezultatin.

“Faleminderit për besimin! Vlora nuk u ndal. Me përfundimin e procesit të numërimit për forcat politike, konstatoj me kënaqësi se kemi ruajtur numrin e mandateve rekord të fituara 4 vite më parë. Qarku i Vlorës ka përqindjen më të lartë në rang vendi të votave për PS.

Qytetarët e Vlorës, Sarandës, Selenicës, Delvinës, Himarës, Konispolit e Finiqit i dhanë përgjigjen e merituar edhe atyre që provokuan fushatën me deklarata e akuza, duke mos i lejuar të fitojnë asnjë mandat!

Vota e marrë është përgjegjësi e shtuar për të punuar edhe më fort për vazhdimin e projektit të transformimit të Vlorës!”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion