Mbështetësit presin me duartrokitje Salianjin jashtë burgut, Ilir Vrenozi e puth në faqe: Doli tigri

Politikë

Mbështetësit presin me duartrokitje Salianjin jashtë burgut, Ilir

Dhjetëra mbështetës e pritën Ervin Salianjin jashtë portës së hekur të burgut të Fierit, pragun e së cilës ish-deputeti e kapërceu pas më shumë se 9 muajsh.

Hapat e Salianjit drejt lirisë u shoqëruan me duartrokitjet e demokratëve, ndërsa më entuziasti u shfaq Ilir Vrenozi, i cili puthi Salianjin në faqe teksa ky i fundit jepte deklaratën për mediat. “Doli tigri”, tha ai.

Ndërkohë, pasi u takua me mbështetësit, demokrati u nis drejt një fshati të Fierit, ku sikurse tha, në zgjedhjet e 11 majit votoi në shumicë Partinë Demokratike.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion