Pas dorëheqjes së drejtorëve në Vlorë, Rama: Pasdite jemi në Fier dhe Durrës, domosdoshmëri vetëpastrimi i brendshëm

Politikë

Pas dorëheqjes së drejtorëve në Vlorë, Rama: Pasdite

Kryeministri Edi Rama tha se është domosdoshmëri vetëpastrimi i strukturës në bashkitë Fier dhe Durrës, aty ku do të zhvillojë takime pasdite.

Ai theksoi se duhen sy të freskët, përpjekje e shtuar dhe një hov i ri për mijëra qytetarë që i mbështetën në 11 maj.

“Sot pasdite jemi në Fier dhe pastaj në Durrës, ku do të vazhdojmë të njëjtën përpjekje. Një vetëpastrim dhe vetëqetësim i brendshëm i strukturës. Domosdoshmëri pas një periudhe të gjatë qëndrimi në të njëjtat pozicione të të njëjtëve njerëz, por edhe si rrjedhojë e domosdoshmërisë për ta parë realitetin e qyteteve tona të mëdha një realitet në transformim të vazhdueshëm.

Duhen sy të freskët, duhet një përpjekje shtuar, një hov i ri, sepse 12 mandate në Fier, janë histori, e shkruar nga dhjetëra mijëra mbështes tanë në zonë, diasporë, që kërkon të vazhdojë të shkruhet si një kapitull i ri, që kanë nevojë për më shumë cilësi jete”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion