Marrëveshja KAYO-Fincantieri, Ambasada Italiane: Qindra vende të reja pune dhe mundësi biznesi për kompanitë shqiptare

Politikë

Marrëveshja KAYO-Fincantieri, Ambasada Italiane: Qindra vende të reja

Në Tiranë është firmosur një marrëveshje bashkëpunimi mes kompanisë italiane Fincantieri dhe kompanisë KAYO për prodhimin e anijeve ushtarake në kantierin detar të Pashalimanit.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Mbrojtjes Ermal Nufi, dhe parashikon modernizimin e kantierit si dhe ndërtimin e anijeve të reja ushtarake.

Ambasada Italiane e ka cilësuar këtë projekt si një nga investimet më të rëndësishme italiane në Shqipëri në dekadat e fundit, duke theksuar se ai do të sjellë qindra vende të reja pune dhe mundësi të reja biznesi për kompanitë shqiptare dhe italiane.

Sipas ambasadës, marrëveshja synon të forcojë bashkëpunimin industrial mes dy vendeve dhe ta shndërrojë marrëdhënien dypalëshe në një partneritet strategjik më të thellë.

Reagimi i Ambasadës Italiane

Firmoset në Tiranë marrëveshja e bashkëpunimit Fincantieri–KAYO.

Në prani të Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Mbrojtjes Ermal Nufi, Fincantieri dhe KAYO firmosin një marrëveshje për modernizimin e kantierit detar të Pashaliman-it dhe ndërtimin e anijeve të reja ushtarake.

Një nga investimet më të rëndësishme italiane në Shqipëri në dekadat e fundit. Qindra vende të reja pune dhe mundësi të reja biznesi për kompanitë italiane dhe shqiptare.

Bashkëpunim industrial për ta shndërruar miqësinë mes vendeve tona në një partneritet strategjik. Për t'u rritur më tej, për t’u rritur së bashku. Më shumë Itali në Shqipëri. Më shumë Itali me Shqipërinë.

ME TE LEXUARAT