Macron rikthehet në Shqipëri! Zbulohet data kur presidenti francez do të vizitojë kryeqytetin!
Lajmifundit
/
9 Prill 2025, 18:15
Politikë

Presidenti francez Emanuel Macron do të rikthehet në Tiranë muajin e ardhshëm, kjo vizita e dytë në vendin tonë .
Lajmi është konfirmuar nga ministri Igli Hasani gjatë takimit me ministrin Francez të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad. Macron do të jetë në Tiranë më 16 maj, që përkon me Samitin e Komunitetit Politik Europian.
Vizita e Macron në vendin tonë shënon një ngjarje historike mes Shqipërisë dhe Francës, duke shënuar vizitën e dytë në marrëdhëniet dypalëshe.


