Lojtarët e Kombëtares dalin në krah të Lulzim Bashës, thirrja për shqiptarët: Votoni ndryshimin

Politikë

Lojtarët e Kombëtares dalin në krah të Lulzim Bashës,

Futbollistët e Kombëtares së futbollit kanë dalë në mbështetje të Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës për zgjedhjet e 25 prillit. Lojtarët shprehen se për të mirën e sportit dhe vendit duhet të votohet PD më 25 prill.

Taulant Xhaka me anë të një video-mesazhi të publikuar i fton të gjithë qytetarët që të votojnë për PD të dielën. “Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni ndryshimin!”, është mesazhi i dhënë nga Xhaka.

Pas Taulant Xhakës edhe lojtari tjetër i Kombëtares së futbollit, Migjen Basha ka dalë në mbështetje të Partisë Demokratike, ku bën thirrje për të votuar ndryshimin.

“Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni ndryshimin!”, është mesazhi i dhënë nga Basha.

Mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj gjithashtu ka dalë publikisht në mbështetje të demokratëve. Egys Kaçe i është bashkuar po ashtu shokëve të tij të skuadrës, ku ka bërë thirrje që qytetarët të votojnë të dielën PD. Ansi Agolli gjithashtu i është bashkuar thirrjes: Votoni ndryshimin.

Eros Grezda i është bashkuar po ashtu apelit për të votuar ndryshimin të dielën më 25 prill.

Të gjitha video-mesazhet e lojtarëve janë publikuar në faqen e tij të Facebook nga kreu i demokratëve, Lulzim Basha. Kryedemokrati i ka falënderuar lojtarët për mbështetjen e tyre.  “Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme. Dilni dhe votoni ndryshimin”, ka shkruar Basha. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion