“Lidhje me narkotrafikantët”, denoncimi i Berishës: Rama, ministra dhe zyrtarë udhëtuan me charter në Arubas

Politikë

“Lidhje me narkotrafikantët”, denoncimi i Berishës: Rama,

Kreu i PD-së Sali Berisha denoncoi në daljen e sotme për shtyp nga selia blu, takimin sipas tij të vitit 2019 në Aruba të Karaibeve, të kryeministrit Rama dhe disa prej ministrave me organizata narko-kriminale, të cila janë shpallur “terroriste” nga DASH.

“Jam sot këtu për t’ju rikujtuar se mes qeveritarëve dhe narkotrafikantëve ndërkombëtare ka pasur dhe ka lidhje. I kam shtruar drejtpërdrejt Ramë pyetjen; A ke marr pjesë ti në takimin me Arubas. Takimi i Arubas, sipas interceptimeve të Antimafias italiane, të publikuara në një libër që ka dalë këto ditë, është zhvilluar më datë 19 janar të vitit 2019. Një grup ministra, bashkëpunëtorë të narkoterrorizmit.

Kanë udhëtuar me një charter në Aruba, që është një nga zonat më të hapura të botës, protektorat i Mbretërisë së Holandës. Interceptimet, për arsyeje politike, ndonëse i kanë emër për emër pjesëmarrësit, qeveritarët nuk janë bërë publike.

Autoret nuk ka më asnjë dyshim se kanë qenë ministra, zyrtarë të lartë të Edi Ramës dhe në mundësinë më të madhe, të vetë Ramës. Në një takim famëzi ku është diskutuar për syrin dhe malin e Tiranës, për kullat dhe stërkullat e saj, sipas interceptimeve të sakta të Antimafias italiane.”, tha ai.

ME TE LEXUARAT