"Tentoi të më përdhunonte"! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së 51-vjeçarit në Durrës: Mora thikën dhe…

Aktualitet

"Tentoi të më përdhunonte"! Zbardhet dëshmia e

Autori i vrasjes së Valbon Beqirit në Durrës, Teilor Tivari ka dhënë dëshminë e tij përpara oficerëve të policisë.


Tivari është shprehur se 51-vjeçari Beqiri ka tentuar ta përdhunojë. “51-vjeçari tentoi të më përdhunonte. Tentova të mbrohesha, ai ishte më i fuqishëm se unë, i shpëtova, mora thikën e bukës dhe e qëllova”, ka thënë ai.

Dëshmia e autorit:

Tejlor Tivari, autori i ngjarjes.

Me 51-vjecarin njiheshim, ishim miq. Më thirri në banesën e tij dhe shkova për të pirë një gotë birrë. Pas bisedës 51-vjeçari tentoi të në përdhunonte. Tentova të mbrohesha, ai ishte më i fuqishëm se unë, i shpëtova, mora thikën e bukës dhe e qëllova.


U përleshëm me njëri-tjetrin sepse nuk më lejonte të largohesha. Jam larguar i tronditur nga vendi i ngjarjes, nuk e mendoja se ai do të vdiste.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion