SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministri merret në pyetje për burimin e pasurive

Politikë

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministri merret në pyetje për

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, mesditën e sotme është paraqitur në SPAK. Mësohet se Tahiri është thirrur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme nga prokurori Elvin Goga në lidhje me hetimin pasuror.

Ky hetim ka te beje me pasurite e disponuara nga ish-ministri i Brendshem dhe familjaret e tij si dhe me burimin e krijimit te ketyre aseteve.

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministri merret në pyetje për

Ish-ministri shoqërohej nga avokati i tij, Maks Haxhia.

Më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministri merret në pyetje për

Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i shpëtuar akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Ai qëndroi vetëm një vit e katër muaj në qeli, deri në qershor 2023 kur dhe u mor vendimi që vuajtja e dënimit të mbetur të kryhej në banesë

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion