La pas Ramën, ja kush është deputeti i PS më i votuar në Durrës

Politikë

La pas Ramën, ja kush është deputeti i PS më i votuar

Zgjedhjet e 25 prillit konfirmuan edhe një herë Partinë Socialiste subjektin politik më të madh në Shqipëri dhe fituese të zgjedhjeve.

Ndërkohë, vijon procesi i numërimit për kandidatët në 10 qarqet e vendit, pasi në qarkun e Shkodrës dhe në qarkun e Kukësit ka mbaruar ky proces. Për Partinë Demokratike kryesoi Flamur Hoxha me 9.159 vota në Kukës, teksa për Partinë Socialiste kryesoi Gerta Duraku me 5.368 vota.

Ndërsa, në qarkun e Shkodrës, për Partinë Demokratike kryeson Zef Hila me 5.791 vota, i ndjekur nga Tom Doshi i PSD me 5.686 vota dhe nga Paulin Sterkaj i PS me 5.660 vota.

Teksa në këto dy qarqe ka përfunduar numërimi, në 10 qarqet e tjera vijon ende ky proces, dhe deri më tani në Durrës kryeson Jurgis Çyrbja i PS me 1.164 vota dhe numëron më tepër se Kryeministri Rama i cili ka marrë vetëm 867 dhe ndodhet në vend të katërt në radhë.

Jurgis Cyrbja, kandidati i PS-së në qarkun e Durrësit, i cili radhitej i treti në listën e PS, udhëheq me 1.164 vota, i ndjekur nga Andia Ulliri e PD, me 1.070 vota, Rrahman Rraja i PS me 917 vota dhe Kryeministri Rama me 867 vota.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion