Kuvendi voton sot për shkarkimin e tij,  Meta indiferent, vijon me anxhedën e planifikuar

Politikë

Kuvendi voton sot për shkarkimin e tij,  Meta indiferent, vijon me

Ndonëse Kuvendi pritet të votojë sot për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit, duket se kjo çështje nuk përbën shqetësim për këtë të fundit, ndërsa vijon me axhendën e tij të planifikuar. Meta ka preferuar as të mos paraqitet në seancën e sotme në Kuvend për të folur para ligjvënësve, por bëhet gati të presë në Presidencë Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”.

Presidenca njofton se në orën 11:00 kuadër të nismës "Artistët në Presidencë" do të zhvillohet një aktivitet kulturorë, ku Meta do të nderojë me Tituj edhe disa nga personalitetet e këtij Ansambli, si dhe do të mbajë një fjalë rasti.

Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta nuk e ka njohur nismën e mazhorancës për shkarkimi ne tij, madje e ka cilësuar atë nul dhe anti kushtetuese.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion