Kushi takon studentët pas protestës: Jeni vaksinuar? Mbroni shëndetin tuaj!

Politikë

Kushi takon studentët pas protestës: Jeni vaksinuar? Mbroni

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në ambientet e Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Universitetin e Arteve.

Duke e quajtur këtë vizitë ndërgjegjës­uese, Kushi i ka pyetur një nga një studentët nëse janë vaksinuar, ndërsa i ka nxitur që ta bëjnë një gjë të tillë. Vaksnimi, nënvizoi ministrja nuk shërben thjesht për të hyrë në auditore, por për të mbrojtur shëndetin e tyre, të familjarëve dhe komunitetit.

“Doja tu pyes a jeni të vaksinuar…  Vaksinimi ju duhet jo vetëm për auditorë por në rradhë të parë të mbroni shëndetin tuaj të familjarëve. Ju jeni të rinj, bëni jetë sociale, hyni në kinema, bare, kështuqë ju duhet etj. Prandaj, vaksinimi ju duhet. Madje, edhe për udhëtim jashtë vendit, certifikata e vaksinimit është e nevojshme, pa të smund të udhëtoni”, tha ministrja Kushi.


Kushi ka theksuar se vaksinimi është i rëndësishëm për mbarëvatjen e jetës akademike dhe mbrojtjen e shëndetit të gjithsecilit.

ME TE LEXUARAT