Braktisi Berishën në "foltoren" e Dibrës, reagon Xhelal Mziu

Politikë

Braktisi Berishën në "foltoren" e Dibrës, reagon Xhelal

Ndërkohë që “Foltorja” e ish –kryeministrit Sali Berisha po zhvillohet në Dibër, deputeti i kësaj zone Xhelal Mziu i cili nuk është pranishëm ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale ku flet për zgjedhjet e 25 prillit, duke argumentuar atë që ai e quan “masakër zgjedhore”.

Reagimi i Mziut vjen pas dënimit te Denis Xholit dhe Albjon Cejkut për korrupsion ne zgjedhje, duke thënë se SPAK ka zbardhur sipas tij një copëz të asaj që ndodhi në 25 prill. Deputeti i PD u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të mos të mos ndalen me hetimet.

“Partia Demokratike ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve, mijëra informacione, fakte, dokumente që provojnë se si regjimi po zbatonte një projekt kriminal të deformimit të vullnetit të qytetarëve përmes vjedhjes më të madhe në historinë e zgjedhjeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo masakër kundër vullnetit të lirë u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR, ndërsa një copëz e vogël e asaj që ka ndodhur në 25 prill, u zbardh edhe nga SPAK, i cili gjeti fajtor Denis Xholin, përgjegjës i zyrës juridike në Bashkinë Bulqizë, dhe Albjon Çejku për korrupsion në zgjedhje dhe përdorim të funksionit publik për veprimtari zgjedhore.

Të gjithë i mbajnë mend makinat që shpërndanin paratë, që ky pushtet u kishte vjedhur qytetarëve përgjatë 8 viteve të fundit, për të blerë varfërinë e prodhuar nga keqqeverisja e Ramës. Ndaj, ne inkurajojmë drejtësinë të mos ndalet te ekzekutorët, por të marrë në bangën e të akuzuarve arkitektët e këtij sistemi kriminal, që me vullnet politik, pengoi ndryshimin që qytetarët kërkonin dhe e kërkojnë edhe sot. Partia Demokratike nuk do të ndalet deri në zbardhjen përfundimtare të masakrës zgjdhore, deri në kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend“, shkruan Mziu.

ME TE LEXUARAT