Korçë/ Tentuan të votojnë familjarisht, vëzhguesi konfrontohet fizikisht me qytetarët

Politikë

Korçë/ Tentuan të votojnë familjarisht, vëzhguesi

Në Korçë është raportuar një incident, në një qendër votimi në fshatin Vashtmi. Bëhet me dije se një votues ka dashur që të votojë familjarisht, por është penguar nga vëzhguesi i PD-së, çka ka bërë që mes tyre të ketë edhe konfrontim fizik. Për pasojë, votuesi është larguar duke marrë me vete edhe fletën e votimit.

Lidhur me këtë situatë, ka folur sekretari i qendrës në fjalë. "Disa familjarë erdhën për të votuar familjarisht, ne nuk e lejuam sipas ligjit, ndërhynë dhe disa familjarë të tjerë, i thamë largoheni, nuk u larguan, vëzhguesi vajti për të mos i lënë të votonin bashkë dhe ata u konfrontuan fizikisht me të. Njoftuam policinë. Votuesi nuk është në qendrën e votimit dhe kur iku mori me vete dhe fletën e votimit", tha sekretari i Qendrës

ME TE LEXUARAT