Yuri Kim luan ping-pong me fëmijët te Liqeni Artificial: U argëtuam

Politikë

Yuri Kim luan ping-pong me fëmijët te Liqeni Artificial: U

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, shprehet se ka kaluar një ditë të bukur nga Liqeni Artificial, ku ka kaluar kohë me disa fëmijë duke luajtur ping-pong.

Ajo përmes rreshtave përshkruar lojën e Inës dhe Nikolas, dy prej fëmijëve me të cilët u taku ambasadorja, “Nga mesi i lojës raketa e Inës u thye. Çfarë bëri Nikola? I kërkoi Inës që ta mbante ai raketën e thyer.

Ina fitoi një pikë, dhe çfarë bëri? Nguli këmbë që ta marrë përsëri raketën e thyer. Në fund nuk e kuptuam se kush e fitoi lojën po kjo nuk kishte rëndësi sepse ne u argëtuam aq shumë me lojën e tyre, shakatë që bënim duke bërë fytyra qesharake.”

Në fund të postimit ajo thotë se bëri një lojë ping-pong me Edin, i cili sipas saj e mbajti me hatër.

“Faleminderit fëmijë për sportivitetin tuaj dhe të qeshurat. Ju jeni më të mirët", shkruan Kim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion