Dosja e ish-drejtueses së SHISH merr tatëpjetën, SPAK shtrin akuzat për korrupsion e pastrim parash

Aktualitet

Dosja e ish-drejtueses së SHISH merr tatëpjetën, SPAK shtrin
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar akuza të reja ndaj ish drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni. Mësohet se ajo po hetohet për “pastrim parash” dhe “korrupsion”, akuza të cilat ia rëndojnë edhe më shumë pozitën e saj.

Htimet ndaj ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni zhvillohen në kuadër të dosjes së AKSHI-t, ku ajo dyshohet për përfshirje në veprimtari që lidhen me biznesmenin Ergys Agasi.

Sipas të dhënave të bëra publike nga SPAK më parë, Hyseni është nën hetim për dy vepra penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Hetimi lidhet me dyshimet se ajo mund të ketë ndihmuar Agasin gjatë kohës që ky i fundit ndodhej në arrati, duke i vënë në dispozicion informacione konfidenciale shtetërore.

Hyseni ne arrest shtepie

Më 4 nëntor, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e Vlora Hysenit për lehtësimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi arrestin në shtëpi dhe pezullimin nga ushtrimi i funksioneve publike.

Hyseni ka mohuar akuzat, duke deklaruar se ka kryer vetëm detyrën e saj dhe se nuk e ka vënë në dispozicion Shërbimin Informativ për t’i shërbyer ndonjë personi apo nisme që mund të dëmtonte interesat e Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion