Kërkojnë pezullimin e numërimit komisionerët në Kombinat, ministrja: Ne duam punë, PD do gjumë

Politikë

Kërkojnë pezullimin e numërimit komisionerët në

Në zonën e Kombinatit, në “Shkollën e Kuqe”, janë pezulluar përkohësisht 2 tavolinat e numërimit të votave, pasi komisionerët kanë kërkuar pushim. Kanë qenë pikërisht numëruesit e PD që e kanë kërkuar këtë pushim, me arsyetimin se janë të lodhur.

“Duam të bëjmë pushim, njerëzit janë të lodhur, duam dy orë pushim asgjë më tepër. Këta thonë vdisni këtu. Nuk pranojmë të ndërrohen numëruesit, sepse duan deri tek kutia e 10. Ata janë të zhveshur nga ndjenjat humane. Punohet katër pesë orë, pushohet dy orë dhe kthehen prapë. Kjo aplikohet në të gjithë KZAZ. Këta sillen me një arrogancë. Sipas këtyre Kodi Zgjedhor e parashikon që pa u bërë nga 5 në 10 kuti nuk ndërrohesh, nga ana tjetër ka dhe një kod moral, kjo e fundit del mbi kodin ligjor”, u shpreh numëruesi.

E pranishme në këtë zonë ka qenë edhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, njëkojësisht kandidatja e PS për Kombinatin. Ajo tha se numëruesit e Partisë Socialiste dhe subjekteve të tjera kërkojnë numërimin, ankesa kanë numëruesit e PD.

“Ne duam të numërojmë, duke qenë se të gjithë grupet janë në gjendje pune, s’ka arsye për të vonuar, të kërkosh të flesh që në 5 orët e para, i bie të mbarojmë pas 3 javësh. Ne duam të punojmë, PD do gjumë. Unë s’e kuptoj, këtu kemi parë një shfaqje, kutitë u morën zvarrë, s’e kuptoj pse nuk flasin me zë të ulët.

Në minorancë PD duhet të ndjekë grupin i përbërë nga disa anëtarë. Kjo është një bllokim i procesit, nëse duan të flenë gjumë, i kuptoj. Nëse duan të pezullojnë procesin, prapë se kuptoj se kjo është gjë që do të bëhet. Ata bëjnë mbledhje partie tek cepi, ndërkohë që ne duam të bëjmë punët”, u shpreh Balluku.

ME TE LEXUARAT