“Kemi policinë e Shtetit krah për krah me policinë europiane”, Rama-drejtorit të Policisë: E shoh të rreshtuar…

Politikë

“Kemi policinë e Shtetit krah për krah me policinë

Gjatë prezantimit të raportit të GRECO për luftën antikorrupsion, për sistemin e drejtësisë në vendin tone, kryeministri Edi Rama vlerësoi edhe rolin e Policisë së Shtetit.

Nga konferenca, Rama vlerësoi angazhimin e Policisë së Shtetit me në krye Ilir Prodën dhe për përmbushjen e rekomandimeve të GRECO, por dhe për bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë.

“Dua të falenderoj Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që e shoh të rreshtuar me krenari krah për krah me gjithë trupën diplomatike edhe përfaqësuesit e tjerë të trupit diplomatik.


Kemi sot një Polici Shteti që jo vetëm rastësisht por edhe simbolikisht mund të rreshtohet krah për krah me të gjitha trupat Policore të Vendeve Europiane”-u shpreh Rama.

ME TE LEXUARAT