Prej 1 viti e Infektuar me Covid-19, njihuni me historinë e rrallë të amerikanes

Njihuni me historinë e rrallë e një amerikaneje e cila prej 1 viti tashmë po përjeton simptomat e Covid-19. Mediat amerikane shkruajnë se një 47-vjeçare pasi kuroi kancerin u infektua me Covid-19, por kjo nuk akoma nuk e ka lëshuar.
Pacientja fillimisht ishte sëmurë dhe ishte shtruar në spital gjatë pranverës së 2020. Por në vend që të shërohej me kalimin e kohës edhe pse kalonin muajt, ajo vazhdonte të kishte nevojë për oksigjen në shtëpi, pasi vazhdonte të kishte gulçim dhe kollë. Ndonjëherë ndihej më mirë dhe here të tjera më keq.
Gruaja kishte kaluar me sukses imunoterapi tre vite më pare, duke i reduktuar qeliza imune B dhe, si rezultat, sistemi i saj imunitar nuk reagonte siç duhet. Pacientja më pas u infektua me Covid-19.
Pas shtrimit për herë të dytë në spital dhe trajtimit të mëtejshëm me ilaçin dhe plazmën e gjakut të pacientëve, mushkëritë e saj treguan shenja përmirësimi. Testet e mëvonshme të Covid-19 rezultuan negative dhe simptomat e saj ishin reduktuar ndjeshëm. Studiuesit arritën në përfundimin se trajtimet që çojnë në eliminimin e qelizave B mund të çojnë në zgjatjen e Covid-19. /abcnews


