Karantina për emigrantët nga Greqia, Ardian Dvorani rrëzon ankimimin e LSI

Politikë

Karantina për emigrantët nga Greqia, Ardian Dvorani rrëzon

Një ditë pas ankesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim, për vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve në lidhje me karantinën dy javore të emigrantëve shqiptarë që vijnë nga Greqia, Apeli Administrativ, ka rrëzuar kërkesën.

Drejtues i trupës gjykuese që ka shqyrtuar këtë ankim të LSI, ka qenë Ardian Dvorani.

Më 20 prill Lëvizja Socialiste në Integrim dorëzoi në Gjykatën Administrative të Tiranës një kërkesë për anulimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës dy-javore për shtetasit shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Në kërkesën drejtuar gjykatës, LSI thekson se ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me Kushtetutën.

Kujtojmë se Gjykata Administrative shpalli mos-kompetencën për ankimimin e LSI, duke ia kaluar kështu Apelit, e cila vendosi rrëzimin e kërkesës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion