Përplasja e Arjan Konomit me truprojat/ Rama publikon videon: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi me fëmijën në rrugë

Aktualitet

Përplasja e Arjan Konomit me truprojat/ Rama publikon videon: Shau si i

Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht lidhur me incidentin e bujshëm të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, duke nxjerrë në dritë pamje të reja filmike që, sipas tij, demaskojnë të gjithë ngjarjen.

Rama është shprehur se videoja e re tregon të kundërtën e asaj që u pretendua fillimisht nga personi që u vetëshpall viktimë, ndërsa denoncoi bullizimin dhe dhunën ndaj një gruaje e fëmijës së saj.

Përmes një mesazhi ironizues, kreu i qeverisë theksoi se ky rast është një tjetër provë se si gënjeshtra dhe manipulimi arrijnë të bëjnë kërdinë mbi të vërtetën në hapësirën publike.

Postimi: 
"JA QË PËR FAT TË MIRË KA EDHE NJË VIDEO TJETËR, e cila tregon krejt të kundërtën e videos që një dhunues i lirisë së të tjerëve paska vrapuar të tregojë botërisht, duke bërë para pasqyrës së tij viktimën e dhunuar, duke shfrenuar fantazinë dhe duke sharë si i përdalë një grua e një nënë, të cilën e bullizoi bashkë me fëmijën e saj në mes të rrugës -

ku ngjarja u zhvillua krejt ndryshe nga rrëfimi në pasqyrë dhe u përhap pastaj në kanalet sociale si një tjetër gënjeshtër e madhe e luftës liridashëse kundër regjimit imagjinar.

Fatmirësisht këtë herë ka një video demaskuese të gënjeshtrës, po imagjinojeni se sa herë të tjera gënjeshtra bën kërdinë mbi të vërtetën nëpër pasqyrat ku kujtojmë se informohemi," tha shkruan Rama në Facebook. 

 

ME TE LEXUARAT