"Jam krenare për Najadën", Manastirliu: Populli do të jetë i mençur, më 25 Prill do votojë për PS

Politikë

"Jam krenare për Najadën", Manastirliu: Populli do të

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shprehu bindjen që më 25 Prill, socialistët do e rinovojnë kontratën me shqiptarët për një tjetër mandat qeverisë. Në prezantimin e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës, Manastirliu u shpreh se PS ka treguar që di të jetë në lartësinë e detyrës gjatë tërmetit dhe pandemisë.

“Jam e bindur që sot më shumë se kurrë, populli do të jetë i mençur në vlerësim dhe gjykim për të vlerësuar më 25 Prill PS.

Kjo votë do bëjë njëherë ndarjen mes dy botëve, ndërtimit dhe shkatërrimit, regresit dhe progresit.

Jam e bindur që ashtu siç i kemi qëndruar sfidave më të mëdha si tërmeti dhe pandemia, tregoi që ne qëndruam në lartësinë e detyrës.

Sikurse e kemi menaxhuar dhe vijojmë ta menaxhojmë çdo ditë këtë sfidë të pandemisë përmes një ekipi fantastik të mjekëve dhe infermierëve,

Jam krenare që Najada si simbol i kësaj lufte është këtu si zë i atyre që luftuan në frontin e parë për të shpëtuar jetë njerëzish.

Jam e bindur që ne në datë 25 do e rinovojmë kontratën me shqiptarët sepse bëjmë atë që themi dhe fjalën e kthejmë në vepra. Ne do t’ia dalim të jemi skuadra fituese dhe lokomotiva që do të drejtojë”, tha Manastirliu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion