Vrasja e shqiptarit në Selanik, policia greke në alarm: Autori mund të kthehet në Shqipëri bashkë me gruan

Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në Selanik, policia greke në alarm: Autori mund

Policia greke ka identifikuar autorin e vrasjes së 51-vjeçarit shqiptar në Selanik, që gjithashtu është një shqiptar.


Mediat greke shkruajnë se autori i vrasjes jashtë një karburanti, mësohet të jetë i njohur për policinë

Hetimet për zbardhjen e krimit po vijojnë, ndërsa policia ka nisur kontrollet për kapjen e autorit, pasi materialet vizuale nga kamera e sigurisë së karburantit kanë ndihmuar në identifikimin e autorit.

Në të njëjtën kohë, policia ka dhënë urdhër për mbylljen e kufijve, pasi si sulmuesi ashtu edhe bashkëshortja e tij, që ndodheshin në makinën që ai drejtonte, vijnë nga Shqipëria dhe ekziston frika se do të ikin në shtetin fqinj.

Një video tronditëse, nga vrasja e 51-vjeçarit në një pikë karburanti në Selanik u publikua nga mediat.


51-vjeçari shihet duke iu afruar një makine me ​​ngjyrë të errët, makinë që është e palëvizshme dhe po debaton me shoferin. Teksa tenton të godasë me një send drejtuesin e mjetit, duke futur duart nga dritarja e hapur e mjetit, ai qëllohet dhe bie i vdekur në rrugë. Më pas shoferi largohet me shpejtësi dhe zhduket.

Bëhet e ditur se në vendin e vrasjes janë gjetur dy gëzhoja. Oficerët e EL.AS. po hetojnë si version mbizotërues se viktima dhe autori kanë pasur dallime personale apo financiare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion