Ish-drejtori i Tatimeve në krye të FSDKSH? Reagon Artur Papajani: Nuk ja di as emrin institucionit

Politikë

Ish-drejtori i Tatimeve në krye të FSDKSH? Reagon Artur Papajani: Nuk

Ditën e djeshme u raportua në media se në krye të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) ishte emëruar një ish-zyrtar i lartë i Partisë Demokratike.

Sipas mediave bëhej fjalë për Artur Papajani, gjatë qeverive të drejtuara nga Sali Berisha kishte shërbyer si Drejtues i Përgjithshëm i Tatimeve.

Por, duket se kemi të bëjmë me një ngatërresë apo lapsus nga ana e mediave, pasi ka reaguar vetë Artur Papajani, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka sqaruar të gjithë situatën. Ai thotë se nuk i di as emrin institucionit, e jo më të jetë emëruar drejtues.

“Për një sqarim publik. Më njoftojnë disa miq, por edhe portale, që qenkam emëruar drejtor! Në një institucion që unë nuk i di as emrin tamam. Për të qeshur se s’kemi pse qajmë!

Por, shyqyr dhe falënderoj zotin që mendjen, jo vetëm na e ka lënë në vend, por edhe na e ka thelluar gjykimin. Nejse, ky sqarim është për të gjithë miqtë e rrjetit tonë”, shkruan Artur Papajani.

Mësohet se personi që do të drejtojë Fondin e Barnave është Arti Papajani, i cili aktualisht mban post drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Ish-drejtori i Tatimeve në krye të FSDKSH? Reagon Artur Papajani: Nuk

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion