Incidenti gjatë fjalës në Forumin e Investimeve, batuta e Ramës shkakton të qeshura: Ky është ilustrimi i…

Politikë

Incidenti gjatë fjalës në Forumin e Investimeve, batuta e

Po mbahet në Tiranë Forumi i parë i Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e rajonit, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota.

Gjatë fjalës së tij për krizën, kreu i qeverisë u përball me një incident të vogël, kur një pjesë e pankartës para mikrofonave u shkëput.

Ndërsa po mundohej që ta vinte në vendin ku ishte, Rama e kaloi këtë moment me batutë dhe sportivitet.

“Nëse kishit nevojë për ilustrimin e krizës, sapo e patë”, tha Rama me humor, teksa edhe në sallë shpërtheu e qeshura.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion