VIDEO/Qielli bëhet portokalli në Kanada, pamjet dramatike nga zjarret

Bota

VIDEO/Qielli bëhet portokalli në Kanada, pamjet dramatike nga zjarret

Pamje të verifikuara nga Reuters tregojnë qiellin e mbuluar nga një ngjyrë portokalli në një fshat të provincës British Columbia, në perëndim të Kanadasë, si pasojë e zjarreve të shumta që kanë përfshirë rajonin.

Fenomeni u regjistrua të premten, më 24 korrik, ndërsa flakët vijojnë të përhapen në disa zona të Kanadasë Perëndimore. Tymi i dendur i krijuar nga zjarret ka errësuar qiellin dhe ka ulur ndjeshëm cilësinë e ajrit, duke krijuar kushte të rrezikshme për banorët.

Autoritetet kanadeze kanë paralajmëruar se kushtet e nxehta, thatësira dhe erërat e forta po favorizojnë përhapjen e flakëve, ndërsa ekipet e zjarrfikësve vazhdojnë betejën për vënien e tyre nën kontroll.

Pamjet e publikuara nga Reuters pasqyrojnë shkallën e situatës, me qiellin që merr një nuancë të fortë portokalli për shkak të tymit, një fenomen që është bërë gjithnjë e më i zakonshëm gjatë sezoneve të zjarreve në Amerikën e Veriut.

ME TE LEXUARAT