Ilaçe të skaduara në burgje dhe tendera pa garë, SPAK nis hetimet pas raportit të KLSH

Politikë

Ilaçe të skaduara në burgje dhe tendera pa garë, SPAK nis

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet pas raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit që konstatoi se në depot farmaceutike në burgje ka medikamente të skaduara dhe se tenderat e zhvilluar nga Drejtoria e Burgjeve apo edhe nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara për llogari të burgjeve, 85% janë zhvilluar me pa garë. SPAK ka nisur verifikimet për të identifikuar shkeljet dhe përgjegjësitë penale të personave që kanë bërë shkelje dhe të drejtuesve.  

Hetimet e SPAK vijnë pas publikimit të raport të KLSH, ku ishin konstatuar problematike serioze në Drejtorinë e Burgjeve.

Raporti i siguruar përfshin periudhën janar 2019 deri në dhjetor 2020, ku audituesit kanë konstatuar se  depoja farmaceutike e burgjeve është jo vetëm jashtë standardeve, por janë gjetur edhe medikamente të skaduara. Në raportin e KLSH thuhet se në magazinën e medikamenteve është konstatuar edhe një medikament i rrezikshëm, kancerogjen.

“Gjithashtu, nga kontrolli fizik i kryer në magazinën e medikamenteve, u konstatuan medikamente të skaduara që në vitin 2019, por që në inventarizimin e bërë në fund të po këtij vit, nuk rezultojnë të jenë identifikuar dhe deklaruar si të skaduara dhe për pasojë të përfshiheshin në listën e medikamenteve të propozuara për tu nxjerrë jashtë përdorimi, duke fryrë fiktivisht gjendjen e medikamenteve të mundshme për përdorim”, thuhet në raport.
Ndërkohë sa i përket zhvillimit të tenderave nga Drejtoria e Burgjeve apo edhe nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara për llogari të burgjeve, për vitin 2020, 85 % e tyre janë zhvilluar me pa garë.

Po ashtu nga Kontrolli i Latë i Shtetit u konstatua një situatë kaotike në lidhje me emërimet në administratën e burgjeve, ku me gjithë përpjekjet, nuk është arritur që të plotësohen 220 vende vakante.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion